Gareth Bale e ka shansin që ta stabilizojë vetën si zgjedhja e parë te Real Madridi, pasi Zinedine Zidane nuk mund të llogarisë në gjashtë lojtarë ofanziv.
James Rodriguez dhe Isco janë lojtarët e fundit që kanë pësuar lëndime, e lajmet e këqija erdhën pas barazimit 1-1 me Real Valladolidin në fundjavën e kaluar.
Marco Asensio është jashtë fushës deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, pasi e këputi ligamentin e gjurit në muajin e kaluar.
Të lënduar janë edhe Rodrygo e Brahim Diaz, që vuajnë nga një tërheqje muskulare, e në listë është edhe transferimi i kësaj vere, Eden Hazard, që ka po të njëjtin lëndim.
Zidane në sulm ka mundësinë të luajë vetëm me, Bale, Vinicius Junior dhe Karim Benzema, ndërsa për uellsianin do të jetë një shans i artë për të.
Në javën e tretë të La Liga-së, Los Blancos do të kenë punë me Villarealin të dielën nga ora 21:00, një përballje tejet e vështirë për madrilenët. /Telegrafi/