Telegrafi

‘Krizë për naftë në Britani të Madhe’, kryeministri Boris Johnson pritet ta aktivizoj ushtrinë për të furnizuar vendin me karburant

Britania e Madhe mund të aktivizoj ushtrinë për të furnizuar vendin me karburant, pas një fundjave në mes panikut që la të gjitha pikat e furnizimit pa derivate.

Radhë të gjata të makinave janë parë jashtë pikave të furnizimit, derisa shoferët janë përpjekur të mbushnin veturat e tyre pas raportimeve të medieve për një mungesë të naftës, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, kjo ka ardhur si mungesë e madhe e shoferëve të kamionëve duke bërë që dërgesat e karburantit dhe mallrave të bien në vend.

Sipas raporteve të medieve britanike, kryeministri Boris Johnson thuhet se po shqyrton përdorimin e personelit ushtarak për të furnizuar pikat e karburantit.

Ndërkohë, mijëra shoferë të kamionëve do të pajisen me viza të përkohshme britanike në prag të festave të fundvitit, në një përpjekje për të kufizuar prishjen e furnizimit përpara kësaj periudhe. /Telegrafi/