Azerbajxhani dhe Armenia shkëmbyen akuza më 23 prill mbi furnizimet e supozuara ushtarake dhe shfaqjen e pikave të kontrollit në një rajon të ndjeshëm rreth kufirit të përbashkët të armiqve të Kaukazit.
Azerbajxhani njoftoi se ka ngritur një pikë kontrolli sepse Armenia dyshohet se përdor rrugën për të transportuar armë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit deklaroi se siguria kufitare, si dhe trafiku i sigurt në korridorin e Lachinit, është një parakusht thelbësor për sigurinë kombëtare, sovranitetin shtetëror dhe sundimin e ligjit, njoftoi reuters.
Zyrtarët armenë thanë se Azerbajxhani po krijon “një pikë kontrolli të paligjshme në Urën Hakari në Korridorin Lachin, e vetmja rrugë përmes Azerbajxhanit që lidh Armeninë me Nagorni-Karabakun”.
BREAKING – #Armenia Defence Ministry reports a serviceman killed near Sotk town as a result of small arms fire from #Azerbaijan troops.
Source: https://t.co/cvKiKCQRrT pic.twitter.com/mnwY7fhuMk
— Nagorno Karabakh Observer (@NKobserver) April 23, 2023
Zyrtarët e Azerbajxhanit publikuan fotografi të urës, ku njëra anë ishte bllokuar nga ushtarë dhe automjete.
Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi se ushtari Artyom Pogosyan u vra mëngjesin e sotëm, kur forcat e Azerbajxhanit hapën zjarr ndaj një pozicioni armen në Sotko, një fshat armen në lindje të liqenit Sevan.
Azerbajxhani ka mohuar vrasjen e një ushtari armen.
Azerbajxhani pretendoi se ushtarët armenë qëlluan mbi njësitë e Azerbajxhanit në lagjen Lachin, të cilën e mohoi Armenia.
Ndryshe, Nagorni-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por 120 mijë banorët vendas janë kryesisht armenë etnikë, të cilët u shkëputën nga Baku zyrtar në një luftë të viteve 1990. /Telegrafi/
#Azerbaijan's state media shares footage of military ambulances evacuating the servicemen injured in the mine explosion turning off the #Armenia–#NagornoKarabakh road (metres from the roadblock) towards Azeri controlled territory. pic.twitter.com/6bU6xUMCUl
— Nagorno Karabakh Observer (@NKobserver) April 22, 2023