Telegrafi

Krizë në martesën e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut?

Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi nëpër mediat online në Shqipëri është komentuar për një krizë në mes të artistes Xhensila Myrtezaj dhe aktorit e këngëtarit, Bes Kallaku.

Dyshja u tha se po përjetojnë një shkëputje në marrëdhënie, për të cilën nuk është mohuar e as pohuar nga vet dyshja.

Megjithatë, një raportim në lidhje me historinë e tyre të dashurisë e ka bërë edhe ‘Prive’.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata thonë se kjo krizë e çiftit është duke zgjatur prej muajsh, por që nuk mund të thuhet akoma diçka definitive.

Lexo po ashtu Xhensila Myrtezaj bën dedikim romantik për Bes Kallakun në përvjetorin e pestë të martesës: Nëse e di se çfarë është dashuria është për shkak teje

“Diçka që po zgjat prej disa muajsh. Në këtë moment ende nuk mund të thuhet sigurt se bëhet fjalë për një ndarje definitive”, bëhet e ditur në një material të emisionit ‘Prive’.

Në shtator të këtij viti Besi dhe Xhensila festuan përvjetorin e pestë të martesës, pasi u martuan në këtë periudhë në vitin 2017.

Ata ndajnë bashkë edhe një vajzë të vogël të quajtur, Ajka. /Telegrafi/