Tuba Buyukustun kohë më parë u shkurorëzua prej Onur Saylakit.
Pas kësaj, aktorja ka filluar një romancë me Umut Evirgen, ku edhe u fotografuan duke shkëmbyer puthje.
Por, duket se dashuria e re e aktores turke po has në probleme të mëdha që po i shkakton i dashuri i ri.
Në fakt, thuhet se Evirgen ka flirtuar ditë më parë me këngëtaren Defne Samyelin.
Kjo e fundit kishte argëtuar të pranishmit me këngë në një lokal që pronar është afaristi turk.
Buyukustun i kishte kërkuar që ta largojë menjëherë prej lokalit këngëtaren, e cila gjë nuk hasi në mirëkuptim të dashurit.
Ndryshe, aktorja është nënë e dy fëmijëve, vajzave Maya Saylak dhe Toprak Saylak. /Telegrafi/