Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për situatën në kufirin polako-bjellorus, ku mijëra emigrantë po përpiqen të hyjnë në Bashkimin Evropian.
Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se SHBA-ja po i përcjell zhvillimet dhe se shqetësimet e tyre ia kanë përcjell Rusisë dhe Bjellorusisë.
“Unë mendoj se është shumë shqetësuese”, tha presidenti amerikan Joe Biden.
“Ne i kemi përcjellë shqetësimet tona Rusisë dhe i kemi përcjellë ato në Bjellorusi”, u tha Biden gazetarëve në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.
President Joe Biden said Friday the crisis along the border of Belarus and Poland "is of great concern."
(AP) pic.twitter.com/lX29jEmc48
— Voice of America (@VOANews) November 13, 2021
Moska është aleati kryesor i presidentit të vjetër të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
BE-ja e akuzon Lukashenkon se ka inkurajuar qëllimisht fluksin e emigrantëve dhe më pas i dërgon ata në kufi me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, ku mijëra janë të bllokuar tani në kushte të vështira. Si përgjigje, të tre vendet kanë rritur ndjeshëm sigurinë në kufijtë e tyre.
Një mosmarrëveshje e ashpër midis Minskut dhe Brukselit ka vazhduar që nga zgjedhjet e diskutueshme në Bjellorusi në vitin 2020 dhe shtypja e dhunshme e protestave nga Lukashenko.
Që atëherë, Bashkimi Evropian ka refuzuar ta njohë atë si një lider legjitim dhe ka vendosur sanksione. BE po përgatit më shumë sanksione që mund të vendosen javën e ardhshme. /Telegrafi/