Telegrafi

Krizë në Kanada – në nëntor më shumë se 70.000 persona mbetën pa punë

Më shumë vende të punës janë mbyllur në Ontario i cili është qendër e industrisë përpunuese në shtet dhe në të cilin gjendet selia e industrisë së automobilave.

Për largimin e punëtorëve ka ndikuar rënia e rritjes ekonomike botërore për shkak të krizës financiare e cila e vështirëson marrjen e kredive.

Shkalla e të papunëve në Kanada ku jetojnë rreth 33 milionë njerëz në nëntor është zmadhuar për 6,3 për qind prej tetorit me 6,2 për qind.

Analistët mendojnë se ajo është vetëm fillim i valës së largimit nga puna në kompanitë kanadeze.

Lajmet e papëlqyeshme për rënien e punësisë në nëntor ndodhin në kohën kur kryeministri kanadez Stiven Harper e shpërndau parlamentin deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm.