Telegrafi

Kriza zvogëloi pronën e sllovenëve më të pasur

Më i pasuri mbetet Mirko Tush, pronar i zinxhirit tregtar Tush, i cili është i pranishëm edhe në Maqedoni. Pasuria e tij sivjet vlerësohet në 300 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar arrinte 550 milionë euro.

Në vendin e dytë me 240.7 milionë euro ngeli Igor Lah, i cili pasurinë e fitoi me çertifikate privatizuese. Dhe në vendin e tretë pa ndryshime është Darko Horvat i cili udhëheq grupacionin holandez të kompanisë Aktiva Holdings. Prona e tij vlerësohet në 112.1 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar është zvogëluar për madje 52.5 për qind.

Në listën e njëqind milionerëve sllovenë tridhjetë janë të rinj, deklaroi redaktorja e gazetës “Menaxher” Bojana Humar.