Telegrafi

Kriza shqiptare me ndërmjetës të huaj, një evropian me mbështetje amerikane

E përditshmja Shqip citoi të martën burime të selive diplomatike të akredituara në Tiranë, të kenë përmendur tre emrat që po qarkullojnë si ndërmjetësues të mundshëm, të cilët janë personalitete të njohura për angazhimin në çështjet ballkanike.

Përfaqësuesi i nivelit të lartë që mund të caktohet do të jetë evropian, por me një mbështetje deklarative nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një përpjekje që bashkon diplomacinë ndërkombëtare.

Pothuaj gjithë trupi diplomatik, duke nisur nga ambasadori amerikan, Alekxander Arvisu, ai i KE-së, Ettore Sequi, ai grek, turk, italian, ambasadorja britanike, Fiona McIwlham u takuan të hënën në mbrëmje me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Burime nga Partia Socialiste thanë se takimi që ka zgjatur dy orë ka “qenë shumë i rëndësishëm” dhe ka konsistuar në “mbajtjen shënim të të gjitha shqetësimeve të opozitës”. Pritet që të martën ekipi i diplomatëve të huaj të vendosur në Tiranë të unifikojë qëndrimin e vet zyrtar për situatën, duke dalë me një deklaratë të përbashkët. /Telegrafi/