Telegrafi

Kriza shpëtoi FMN-në

Fondi, i cili gjatë gjashtëdhjetë viteve të fundit ka pasur për detyrë të shpëtojë vendet e ndryshme nga falimenti, doli i "papunë" që nga kriza argjentinase e vitit 2001, kur shumë ekonomi në zhvillim iu drejtuan tregjeve private për kreditim dhe ia dolën të krijojnë rezerva valutore të vetat për ditë të vështira, duke e nxjerrë FMN-në jashtë loje.

Gjatë viteve të fundit, fondi hasi "vështirësi" financiare, pasi mungesa e kreditimit të vendeve në krizë e la pa të ardhura të mjaftueshme për të financuar operacionet e veta. Për pasojë, një pjesë e stafit u nxor në pension të parakohshëm për të shkurtuar shpenzimet.

Por me shpërthimin e krizës aktuale botërore, duket se FMN është "kthyer në biznes". Gjithnjë e më shumë vende e kanë të vështirë të sigurojnë kredi në treg të hapur dhe po i drejtohen fondit për fonde.

Pavarësisht kësaj, tani për tani, kreditimi nga FMN mbetet në nivelet më të ulëta historike. Vetëm 20 miliardë nga USD e fondit janë në duart e kredimarrësve nga 200 miliardë që janë në arkat e tij.