Telegrafi

Kriza, SAS shkurton 3 mijë vende pune

Grupi që kontrollon Scandinavian Airlines, ka planifikuar të shkurtojë 3 mijë vende pune dhe të bëjë një riorganizim, që parashikon fokusimin e aktivitetit në shtetet e veriut të Evropës.

Vendimi erdhi pasi SAS shënoi humbjen e pestë semestrale. Në tremujorin e katërt, humbja e kompanisë ishte 2,77 miliardë krona.

Për të përballuar vështirësitë financiare, grupi ka vendosur të reduktoje edhe numrin e avioneve.