Telegrafi

Kriza rriti pagat në Çeki dhe Sllovaki

Pragë, 7 dhjetor – Paga mesatare neto në Çeki në kuartalin e tretë arriti 905 euro, që është për 4,7 për qind realisht më e madhe, kur të llogaritet inflacioni, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Arsyeja për rritjen e këtillë të papritur të pagës mesatare, sipas Entit çek për statistikë, janë përjashtimet e punëtorëve me kualifikime të ulta me të ardhura më të vogla, por edhe numri dukshëm i zvogëluar i pushimeve të shfrytëzuara mjekësore.

Paga mesatare në Sllovakinë fqinje në kuartalin e tretë arrinte 722 euro, gjë që paraqet rritje prej 2,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Madje 85 për qind e punëtorëve të përjashtuar në Sllovaki janë persona me arsimim të ulët, të cilët kanë qenë të punësuar në veprimtaritë dobët të paguara