Telegrafi

Kriza rrit varfërinë në Shqipëri

Sipas të dhënave të CARITAS rezulton se vetëm gjatë dy muajve të fundit është rritur me 33 % numri i familjeve që kërkojnë ndihmë ushqimore.

Ne qytete si Laçi, Kruja, Shkodra por edhe në shumë fshatra të jugut dhe të veriut rezulton se është rritur ndjeshëm varfëria. Është rritur numri i fëmijëve që braktisin shkollën, i familjeve që s’kanë para për të blerë ilaçe apo për të paguar qeranë e shtëpise

Sipas studimeve paraprake mendohet se në vitin 2010 do të ndihen më shumë efektet e krizës globale,ndaj kërkohet hartimi i strategjive dhe marrja e masave. /tch/telegrafi/