Telegrafi

Kriza, rreziku për rajonin nuk ka kaluar

Ky është përfundimi i specialistëve evropianë të cilët kanë diskutuar për masat e menjëhershme që duhen marrë nga qeveritë vendore në një mbledhje të Asamblesë së shoqatave të Autoriteteve Vendore të Evropës Juglindore, në Tirane.

“Ka rezultuar se efekti i krizës globale ka prekur pak qeverisjet vendore të Evropës Juglindore. Gjithsesi qeverisjet vendore duhet të jenë të përgatitura dhe të përfitojnë nga rreziqet që mund të vinë. Qeverisja qendrore duhet të besojë ne qeverisjet vendore duke sjellë sa më shpejt politika që influencojnë në ekonomi”, u shpreh Tarzan Milloshevic, president i NALA-s.

Ndërsa presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale ne KE, Yavuz Mildon, u shpreh se nuk është vetëm Shqipëria vendi i cili nuk është prekur nga kriza globale.

“Por ajo që është e rëndësishme është te merren masat për të gjitha vendet qe nuk janë prekur. Dhe Këshilli i Evropës është gati për të ndihmuar”, u shpreh Mildon.

I ftuar në një nga panelet e kësaj mbledhjeje, kryeministri Berisha pasi ka radhitur disa nga etapat e kaluara të qeverisë së tij për decentralizimin e pushtetit lokal ka kërkuar mbështetje të gjithë forcave politike për hartën e re dhe zvogëlimin e qarqeve në vend.

“Ne jemi të vendosur të marrim një ndarje konsensuale që kërkon konsensus, por të gjitha forcat kryesore të vendosura janë të bindura se duhet të bashkëpunojmë për kompletimin e kësaj reforme në një kohë sa më të shkurtër”, u shpreh Berisha. /tch/