Telegrafi

Kriza, qeveria holandeze mbështet bankën ING

Ministri holandez i financave, Uoter Bos, foli në Amstërdam për një ndërhyrje të jashtëzakonshme, sepse, sipas tij, "Grupi ING është një koncern me financa solide".

Ditën e premte, për shkak të krizës financiare, kjo sipërmarrje pati një humbje prej 500 milionë eurosh dhe aksionet pësuan një humbje në vlerë prej 28 për qind.