Telegrafi

Kriza prek edhe Evropën Lindore

Drejtori i FMN-së, Dominik Shtraus Kan, ka tërhequr vërejtjen, në një intervistë për "New York Times", që SHBA-ja, Bashkimi Evropian, Kina dhe vende të tjera me ekonomi të fuqishme duhet të gjejnë zgjidhje të përbashkët për dalje nga kriza aktuale.

Shtraus Kan ka theksuar veçanërisht mund të jetë e rrezikshme për vendet e Evropës Lindore, të cilat varen shumë nga investimet e huaja dhe kanë probleme, për shkak të deficitit të lartë kronik.

dhëheqësi i FMN-së vlerëson se, deri më tani, janë rrezikuar më shumë se 20 vende, por ka refuzuar t‘i përmend se cilat janë ato.

Ekonomistët, megjithatë, theksojnë se në atë grup më të rrezikuarat janë Bullgaria, Estonia, Rumani dhe Turqia, por gjithashtu edhe Republika Jugafrikane, Nigeria, Venezuela dhe Ekuadori.