Site icon Telegrafi

Kriza politike do të ketë pasoja afatgjate në ekonominë e vendit

Paqëndrueshmëria e sigurisë juridike, jostabiliteti politik dhe shoqëror, lufta kundër korrupsionit, procesi i integrimit të vendit në BE, procedurat administrative, janë pjesë e sfidave me të cilat përballen investuesit e huaj në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këta tregues dalin nga hulumtimi i Këshillit për investime të huaja pranë Odës ekonomike të Maqedonisë (OEM), që përbëhet nga 118 anëtarë, për ambientin afarist në vitin 2015.

68% e investuesve mendojnë se ndryshimet e shpejta dhe të shpeshta të rregullativave kanë ndikim negativ mbi punën e tyre dhe i vështirësojnë aktivitetet e planifikuara.

Sipas, Stefan Peter, kryetar i Këshillit të investuesve të huaj, vazhdimi i krizis politike do të ketë pasoja afatgjate mbi ekonominë, dhe se investuesit e huaj do t’i shtyjnë planet e tyre për investime.

Më tej, të dhënat tregojnë se 74% e investuesve do të investonin përsëri, nëse ofrohen mundësitë, kurs 68% vlerësojnë se klima afariste në vitin 2015 ka qenë e volitshme./Telegrafi.

Exit mobile version