Tregu i sigurimeve në vitin që kalon nën ndikimin e krizës politike ka dinamikë më të vogël të rritjes në krahasim me vitin paraprak. Për herë të parë është vërejtur rritje e sigurimit kasko, sigurim nga fatkeqësitë, ndërsa te prona ka ulje të primit bruto për një police, por është rritur numri i policave të lidhura. Këtë vit pritet të përfundojë me rritje prej rreth 4 për qind, ndërsa rritje të tillë pritet edhe vitin e ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Kjo u theksua në konferencën e djeshme për media në Odën Ekonomike të Maqedonisë për situatën e sigurimeve në Maqedoni.
Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Klime Poposki theksoi se sigurimi i kaskos gjatë vitit ka rritje prej 10.38 për qind, sigurimi nga fatkeqësia 9.31 për qind, ndërsa te sigurimi i pronës ka ulje të premisë bruto policë prej 7.98 për qind, por ka rritje në marrëveshjet e lidhura.
Sqaroi se konkurrenca e tregut ka kontribuar të ulen çmimet e policave dhe për shkak kësaj ka shpërblim më të vogël të një police gjatë lidhjes të numrit më të madh të marrëveshjeve, tha Poposki duke shtuar se vetëdije më të madhe për sigurimin e pronës ka te qytetarët se sa te ndërmarrjet.
Shtoi se te personat fizikë ka rritje prej 19,04 për qind, ndërsa te personat juridikë prej 10,59 për qind.
Qarkullim të konsiderueshëm, sipas Poposkit ka në fatkeqësitë elementare që e përfshinë rajonin e Shkupit, gjegjësisht pas përmbytjeve dhe serisë së tërmeteve.
Nga përmbytjet janë paraqitur 867 dëme prej të cilëve persona fizikë 621, ndërsa nga ndërmarrjet 246. Gjithsej për pronë janë 821, ndërsa kasko të automobilave 46. Dëmet e paguar janë 35.5 milionë denarë.
Pas serisë së tërmeteve janë paraqitur 94 dëme, por janë paguar pesë sepse, siç sqaroi Poposki, në policat nuk ka qenë i kyçur rrezik tërmeti.
Në tremujorin e tretë premi bruto të një police e arrin 6,62 miliardë që paraqet rritje prej 4,86 për qind në krahasimi me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar. /Telegrafi/