Telegrafi

Kriza politike pengesë për BE, jo kontesti me Greqinë

Derisa deputetja europiane, Marijana Petir në Shkup e kritikoi opozitën maqedonase, në Bruksel familja e saj politike, e djathta demokristiane e Europër- Partia Popullore, partia simotër e OBRM-PDUKM-së, më në fund pranoi se pengesa më serioze e rrugës së Maqedonisë drejt BE-së nuk është kontesti me emrin me Greqinë, por situate e brendshme politike.

Në skicën që e bëri mbështetësi më i madh i OBRM-PDUKM-së në Europë konstaton se, Maqedonia dikur ishte e para në mesin e vendeve kandidate, tani po ngec në shumë fusha, në krye me OBRM-PDUKM-në, gjendet në rrugë-qorre.

Demokristianët janë pajtuar me raportet e Komisionit Europian ku theksohet se institucionet janë të partizuara, se ka shumë raste në gjykatë dhe në media dhe se vendi nuk ka progress në luftën kundër korrupsionit, transmeton Portalb.

Në Parlamentin Europian, pozita dhe opozita, pajtohen se Maqedonia duhet të shpërblehet për ndihmën në krizën e migrantëve. Megjithatë, bllokimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk po i bën mbështetësit e OBRM-PDUKM-së ta mbajnë premtimin./Telegrafi/