Site icon Telegrafi

Kriza politike në vend nxit qytetarët t’i tërheqin depozitat nga bankat

Në muajin e kaluar, qytetarët dhe kompanitë i kanë tërhequr rreth 108.6 milion euro nga depozitat bankare. Sipas Bankës Popullore, kursimet janë ulur nga 4.95 miliard në 4.84 miliard euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ish-guvernatori Petar Goshev, për Alsat-M thotë se kjo tërheqje e parave vjen si rezultat i pasigurisë nga kriza politike në vend dhe mosbesimi i qytetarëve në sistem. Ai thotë se tani është qetësuar pak situata, por duhet që të mbetet e qetë, pasi që do të ishte dëm i madh të lëkundet sistemi bankar, sepse kursimtarët janë ata që do të vuajnë.

Goshev shton se tërheqja e një shifre të tillë parashë nuk janë pak, ndërkaq bankat kanë mundësi të përballojnë edhe më shumë, megjithatë, është me rëndësi që situata të mbetet e qetë.

Stabilizimin e situatës e theksoi edhe guvernatori i tanishëm i Bankës Popullore, Dimitar Bogov, pasi që tërheqja e parave është ndaluar pothuasje tërësisht./Telegrafi/

Exit mobile version