Site icon Telegrafi

Kriza politike në Maqedoni nën llupën e mediave austriake

Mediat austriake i kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve politike në vend, protestave të Revolucionit Laraman dhe ndikimeve në vend të deklaratave të kryetarit Gjorge Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me njoftimin se „Kryetari i Maqedonisë e kërcënon opozitën me angazhim të ushtrisë“, televizioni austriak ORF i ka kushtuar hapësirë deklaratës së Ivanovit për përodrim të ushtrisë për të vendosur rend në vend, si edhe akuzave për një ”luft të fshehtë” ndaj vendit, ku akuzohet opozita dhe OJQ-të të cilat protestojnë çdo ditë.

Edhe gazeta ”Der Standard” shkruan se eurokomisioneri Johannes Hahn duhej që të ndërmjetësonte në mes të opozitës dhe qeverisë mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe se është tërhequr për hunde nga Nikolla Gruevski. Kjo gazetë konsideron se ish-kryeministri nuk ka plotësuar asnjë marrëveshje që duhej të çonte në zgjedhje të lira dhe të drejta./Telegrafi/

Exit mobile version