Telegrafi

Kriza politike në Maqedoni ndikoi në realizimin e 40 projekteve për të rinjtë

Kriza politike në Maqedoni, e cila po zgjat tanimë me vite ka penguar realizimin e 40 projekteve dhe masave për të rinjtë. Një ndër to është edhe rikonstruimi i konviktit të studentëve “Goce Dellçev” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Investimi i dytë është me vlerë prej 200 mijë euro për 50 pajisje profesionale për larje dhe 50 pajisje për larjen e teshave me kapacitet deri 10 kilogram.

Në kuadër të këtyre projekteve është edhe ndërtimi i njëzet fitnes qendra në shtet, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga kjo ministri thonë se leje për ndërtim pritet edhe për pishinën e re në Shuto Orizare dhe ndërtimin e një terreni për tenis në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup./Telegrafi/