Komunat nga rajoni lindor për shkak të krizës politike nuk mund të nënbshkruajnë shpallje për blerje të parcela të ndërtimtarisë për ndërtim të shtëpive, banesa dhe objekte afariste, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komuna e Shtipit si komuna më e madhe e rajonit në Buxhetin e vitit 2017 ka planifikuar të sigurojë rreth një milionë euro të hyra pikërisht nga shitja e tokave për ndërtim.
Në Shtip në disa lokacione ka parcela ndërtimi për ndërtimin e shtëpive, banesave dhe objekteve afariste. Këto mjete komunat i shfrytëzojnë për ndërtimin e objekteve infrastrukturore. Tani për tani hyrjet e sigurta të mjeteve në komunë janë të ato të taksës së pronave, të cilët qytetarët duhet t’i paguajnë deri në nëntor. /Telegrafi/