Site icon Telegrafi

Kriza politike ndikon negativisht në sektorin e xeheroreve

Sipas Asociacionit të Xehetarisë të Maqedonisë (AXM), dhënia e koncesioneve që është shtyrë për shkak të krizës së tanishme politike në vend, seriozisht do të ndikoj mbi xehetarinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

AXM-ja thotë se tashmë industria në këtë segment ka shënuar rezultate negative, është ulur prodhimi, posaçërisht te metalet, ndërkaq e gjithë kjo është shkak i mbylljes së minierave „Toranica“ dhe „Zletova“

Problem shtesë për këtë sektor është edhe mugnesa e kuadrit profesional, kamatat dhe provizionet e larta bankare, si edhe rryma e shtrenjtë, veçanërisht për gurthyesit.

Në xehetari, për momentin punojnë 133 ndërmarrje dhe mbi 300 të tjera në përpunimin e prodhimeve xeherore, kurse numri i të punësorve tejkalon 12600 persona. Prodhimi bruto i brendshëm në këtë sektor është përafërsisht 1%./Telegraf/

Exit mobile version