Telegrafi

Kriza politike ndikim negativ për integrimin

Gjatë një takimi me deputeten e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, ajo ka shprehur shqetësimin për situatën aktuale në sferën politike dhe ndikimin jo pozitiv qe sjell në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Sipas saj, vetëm palët në Shqipëri mund ta zgjidhin këtë krizë dhe së institucionet evropiane janë të gatshëm të ofrojnë gjithë ndihmën e mundshme por dialogu midis dy forcave duhet të fillojë sa më shpejt.

Ndërkohë, deputetja Leskaj ka theksuar se mazhoranca bëhet pengesë për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Në takim, përveç eurodeputetes Thomsen, ishin të pranishëm edhe sekretari i European Movement International, Diogo Pinto, Presidenti i European Movement Danimarkë, Erik Boel të shoqëruar nga Gledis Gjipali, Drejtues i European Movement Albania. /Telegrafi/