Site icon Telegrafi

Kriza politike ka penguar investimet në Kosovë

Zhvillimi ekonomik është në fokus të institucioneve të vendit. Në vitin 2015 ka pasur dyfishim të investimeve krahasuar me vitin paraprak.

Por kriza e cila po përcjell vendin, pengon investitorët, të cilët i duhen aq shumë vendit. E Kosova duhet të bëjë gjithçka çka është e mundur, të rris aktivitetin investues. Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe instituti GAP me temën “Ligji i ri për investime strategjike, dobitë dhe rreziqet eventuale”.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se me gjithë se kanë bërë maksimumin, viti 2015 është përcjell me kriza të ndryshme, të cilat ndikojnë në tërheqjen e investimeve.

“Jemi munduar të bëjmë maksimumin gjatë vitit 2015, i cili është përcjellë me kriza të ndryshme, për te pasur investime. Paraprakisht duhet një stabilitet politik”, tha Bajrami. /Telegrafi/

Exit mobile version