Një pjesë e lokaleve të Tetovës janë të mbyllur, kurse shpalljet për dhënie me qira qëndrojnë mjaft gjatë, ndërkaq pronarët thonë se kriza politike i ka dhënë goditje të rëndë ekonomisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, tregtia ka rënë për 90%, prandaj një numër dyqanesh kanë dry në porta dhe askush nuk dëshiron të rrezikojë në këtë moment që të nisë biznes privat.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thotë se në këtë periudhë puthuajse nuk ka investime, kurse investuesit potencial tërhiqen.
Edhe statistikat flasin se kriza politike ka ndikim të madh në ekonomi, kurse kredidhënia shënon ulje, ndërkaq bashkësitë biznesore i kanë rritur kursimet për shkak të kësaj krize politike./Telegrafi/