Site icon Telegrafi

Kriza politike i çon në depresion qytetarët në Maqedoni

Kriza politike ka ndikuar në rritjen e depresionit tek qytetarët. Tejzgjatja e saj duke rrezikuar drejtpërdrejtë ekonominë e qytetarëve për shumicën prej tyre është shqetësuese. Qytetarët konsiderojnë se para interesave shtetërore, kriza politike fillimisht rrezikon mbijetesën e tyre.

Sociologët duke komentuar depresionin e qytetarëve të shkaktuar nga kriza politike, konsiderojnë se kjo krizë ka bërë që jetesa në Maqedoni të shndërrohet në mbijetesë.

“Gjendja e depresionit në Maqedoni është mese evident. Nëse shikoni për rreth shumë pak mund të shihni njerëz që qeshin. Kriza politike nuk është vetëm si e tillë indikacion i depresionit por edhe elementet tjera të saj si lidhja e saj me krizën ekonomike, mungesën e perspektivës si dhe mendimet e përhershme se si të dilet nga kriza dhe si të mbijetohet”, deklaroi sociologu Gjorgi Tonoski.

Studimet sociologjike dekadën e fundit në Maqedoni e kanë vlerësuar s`i dekada e stresit, depresionit dhe pasigurisë./Telegrafi/

Exit mobile version