Telegrafi

Kriza po shkon drejt fundit

"Në vitin 2010 gjatë fazës së stabilizimit do të shihet një mëkëmbje graduale që është tregues pozitiv", thuhet në buletinin e muajit gusht.

Parashikime të mira mund të vijnë pas kësaj edhe për tregun e punës, goditur konsiderueshëm nga kriza ekonomike.

Sinjale pozitive kanë mbërritur edhe nga Gjermania, e cila rifilloi papritur rritjen ekonomike në tremujorin e dytë, duke shënuar një rezultat pozitiv prej 0,3 për qind të Prodhimit të saj të Brendshëm Bruto në krahasim me tremujorin e parë. Lajmin e ka dhënë Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Ekonomia më e madhe në Evropë nuk kishte regjistruar një përqindje rritjeje pozitive që prej tremujorit të parë të vitit 2008, shtoi Zyra në një komunikatë.

Arritja e ekonomisë gjermane i tejkaloi parashikimet: analistët e pyetur nga Dow Jones Newswires kishin parashikuar përsëri një rënie prej 0,2 për qind të PBB-së në tremujorin e dytë.

Përveç kësaj Destatis korrigjoi me rritje shifrën e GDP-së në tremujorin e dytë: ai afishoi një rënie prej 3,5 për qind, kundrejt -3,8 për qind të njoftuar fillimisht.

Gjermania ka përfituar nga fakti që importet kanë rënë më shumë se eksportet në tremujorin e dytë. /shekulli/