Telegrafi

Kriza nuk reflekton te ndërtuesit e banesave

Ndërkaq edhe shifrat për importin e materialeve ndërtimore në Doganat e Kosovës për gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë më të larta se për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i Doganave Adriatik Stavileci, tha se nga muaji janar e deri në muajin qershor janë importuar rreth 482 milionë kg material ndërtimor, për deri sa vitin e kaluar ishin importuar rreth 448 milionë kg material ndërtimor.

Përfaqësues të firmave ndërtuese, thonë se përkundër krizës që është reflektuar këtë vit në vend, shitja ka shënuar rritje të konsiderueshme dhe çmimet nuk kanë shënuar rënie në krahasim me vitin e kaluar. /Lajm/ Telegrafi/.