Site icon Telegrafi

Kriza nuk e ka prekur xhepin e qejflinjve

Ky ilaç popullor, për të cilin banorët e New Yorkut ndajnë deri në 800 dollarë, thuhet se ka efekt më të mirë se pilulat e kaltra Viagra, pasi prej krimbave nuk fitoni ereksion menjëherë. Nevojitet t’i hani çdo mëngjes për shembull me ushqim të mëngjesit dhe do ta vëreni ndryshimin në jetën tuaj seksuale.

Prej “krimbave çudibërës” punohet edhe qaji kundër impotencës që megjithatë kërkon një mënyrë të posaçme për përgatitje.

“Një koktej i këtij çaji kushton rreth 200 dollarë”, tha Thomas Leung, pronar i një barnatore popullore kineze në New York.
Ai kujton se i njëjti ilaç ka kushtuar vetëm 6.50 dollarë, por kohët e fundit është rritur kërkesa dhe tash nëpër fshatrat e Himalajës po zhvillohet një luftë e vërtetë mafioze ndërmjet rritësve të këtij afrodiziaku. Përveç problemeve me impotencën, “Viagra nga Himalaja” shëron me sukses edhe astmën dhe sëmundjet që kanë lidhje me mushkëritë dhe veshkat. /Telegrafi/
 

Exit mobile version