Sipas OKB-së, Venezula është duke u përballur me një prej krizave më të mëdha humanitare në botë.
Varfëria e skajshme ka arritur shifrën 40%, uria te fëmijët është në rritje dhe miliona njerëz kanë braktisur vendin në dy vitet e fundit, raporton BBC.
Kjo ka bërë që shumë nëna të japin foshnjat e tyre, derisa shumë fëmijë jetojnë rrugëve.
Shumë zëra brenda dhe jashtë Venezuelës fajësojnë politikat socialiste të presidentit Nicolas Maduro.
Mirëpo, përkrahësit e tij akuzojnë opozitën, si dhe forcat pushtuese jashtë vendit- duke përfshirë këtu SHBA-në që gjithashtu ka vënë sanksione.
Nënat dhe fëmijët janë ndër ata që u goditën më së shumti nga kjo krizë.