Site icon Telegrafi

Kriza në Ukrainë, Rizvanolli: Çmimi i rrymës do të rritet, të vazhdojnë masat emergjente në energji

Ministrja e Ekonomisë, Artan Rizvanolli ka kërkuar që të miratohet masa emergjente në sektorin e energjisë.

Në seancën e Kuvendi të Kosovës, ku po shqyrtohet vendimi për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë, Rizvanolli ka theksuar se rritja e çmimit të energjisë po vazhdon të ngrihet për shkak të agresionit rus ushtarak në Ukrainë.

“Prodhimi i energjisë është më stabil, mirëpo vjetërsia e termocentralit ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’ konsiderohet rrezik për furnizim me energji. Çmimet vazhdojnë të rriten në bursë. Këto çmime vazhdojnë të rriten për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Kërkoj miratimin e masave emergjente në sektorin e energjisë”, tha Rizvanolli.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 62-të ka marrë vendim që të zgjatet edhe për 30 ditë gjendja emergjente e furnizimit të energjisë elektrike në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version