Telegrafi

Kriza në tregje, pritet ndërhyrja e Bankës Qendrore Evropiane

Agjencitë e huaja citojnë Josef Ackermann, kryetarin e Kryesisë së Bankës Gjermane – Deutsche Bank.

"Kjo ka shkaktuar një pasiguri të re dhe përmes saj janë prekur tani shumë banka. Andaj tani nevojitet një aksion i përqendruar dhe një program urgjent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka deklaruar ai.

Në Evropë po ashtu shumë shpresojnë që Banka Qendrore të ulë përqindjen e referimit. Kjo do të lehtësonte dhënien e kredive. Por ekonomistët besojnë që për këtë hap do të duhet të pritet ende.

Lidhur me gjendjen e krijuar u shpreh edhe përfaqësuesi i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet, i cili doli me kërkesa të qarta për mbarë botën financiare.

Gjatë krizës globale në tregun e financave, shefi i Bankës Qendrore Evropiane ishte tërhequr nga paraqitjet publike.

Megjithatë, me rastin e ndarjes së një çmimi në Frankfurt ai e tha fjalën e tij. richet premtoi se do të vazhdoj të furnizojë tregjet me para por për këtë duhet të bëhen ndryshime rrënjësore.

"Unë jam fort i bindur që duhet të kontrollohen tregjet financiare globale dhe në këto rrethana të përmirësohen, në këtë mes nuk duhet të ketë përjashtime. I tërë sistemi duhet të bëhet më pak ciklik dhe më tepër transparent", u shpreh ai.

dërkohë, bursat në të gjithë botën vazhdojnë të shpresojnë te plani i qeverisë amerikane.