Site icon Telegrafi

Kriza në Shtëpinë e Bardhë rrëzon dollarin dhe bursat botërore

Dollari sot ka shënuar rënie pas krizës së re në Shtëpinë e Bardhë, e cila ka shkaktuar brengosje se agjenda e presidentit Donald Trump për inkurajimin e rritjes ekonomike “do të dalë nga binarët”.

Aksionet në bursat botërore po ashtu shënuan rënie, pasi që administrata e presidentit amerikan serish është goditur nga akuzat për lidhje me Rusinë, pasi u publikua se Trump, siç thuhet, i ka dhënë palës ruse informacione të besueshme të inteligjencës, transmeton agjencia France Press.

Exit mobile version