Telegrafi

Kriza në SHBA, kompanitë shkurtojnë punonjësit

Kompania "Circuit City" dikur ishte kompania e dytë më e madhe për shitjen e prodhimeve elektronike. Kompania e dytë më e madhe botërore për prodhimin e “cipeve” kompjuterike, po ashtu po shkurton vendet e punës.

Ajo planifikon të shkurtojë më shumë se 1000 vende të punës, si pasojë e pakësimit të shitjeve të kompjuterave personalë.

Kompania amerikane gjigande për dhënjen e makinave me qera, Hertz, tha se do të largojë nga puna 4 mijë punetorë të saj.

Edhe "General Electric", njoftoi se ka filluar të shkurtojë vendet e punës në sektorin që merret me çështjet financiare.