Telegrafi

Kriza në SHBA, bankat bllokojnë 386 mijë prona

Kjo plagë ekonomike thotë CNN duket se po përkeqësohet duke qenë se kjo shifër është 15 përqind më e lartë se e njëjta periudhë në vitin 2008, që përbën rekordin më të lartë deri tani. Sipas të dhënave, deri më tani bankat amerikane kanë marrë në zotërim afro 386 mijë prona.

Por parashikohet që deri në fund të vitit mbi 3.2 milionë amerikanë do të marrin njoftimin për sekuestrimin e pronës së tyre.

Administrata Obama ka paraqitur si objektivin e saj shpëtimin e 4 milionë pronarëve të shtëpive dhe qeramarrësve, të cilët nuk arrijnë të përballojnë krizën.