Telegrafi

Kriza në rajon do të kulmojë në vjeshtë

Kështu shprehet Simeon Xhankov, ekonomist kryesor i Bankës Botërore, i cili është duke vizituar vendet e rajonit. Ai, megjithatë, paralajmëron se, përderisa investitorët do ta vënë në lëvizje kapitalin, kriza do të kulmojë në vjeshtë dhe do të godasë punësimin.

„Problemet do të thellohen. Vlerësuar sipas rënies së investimeve dhe të eksportit, vetëm mund të parashikohet se kriza në rajon do të kulmojë nga fundi i vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Humbja e vendeve të punës dhe rënia e shkëmbimit tregtar atëherë do të arrijnë majën e vet", paralajmëron Xhankov.

Sipas Xhankovit, industria e tekstilit, e këpucëve dhe ajo farmaceutike, janë sektorë që në kushte të krizës jo vetëm që nuk zvogëlohen, por mund edhe të rriten.

„Ato krijojnë artikuj për të cilët njerëzit nuk mund të kursejnë. Industria e tekstilit duhet të riorientohet drejt prodhimtarisë më të lirë. Po ashtu, duhet të kërkohen partnerë në Lindjen e Afërt, te shtetet arabe dhe në Amerikën Latine. Atje kërkesa ende është e madhe", konsideron Xhankov.