Bashkësia ndërkombëtare për të premten në Vjenë planifikon takim liderësh të katër liderëve të partive më të mëdha në Maqedoni, zbulon Alsat-M, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ftesën deri te partitë zyrtarisht e dërgojnë tre euro-deputetët të përfshirë në arritjen e marrëveshjes së Përzhinos, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howitt. Por, në Vjenë është paraparë edhe prania e euro-komisarit Johannes Hahn dhe të ambasadorëve të BE dhe ShBA në Maqedoni, Aivo Orav dhe Jess Baily./Telegrafi/