Pas fitores plotësisht të merituar të Gjermanisë ndaj Meksikës, pancerët janë para eliminimit më të shpejtë të të gjitha kohërave.
E vetmja gjë pozitive sipas Bild është fakti se gjërat po diskutohen brenda ekipit dhe atë shumë hapur.
Qysh në mars Toni kroos kritikoi bashkëlojtarët e tij, dhe kjo ndodhie dhe me deklaratat e Mats Hummels dhe Jerome Boatengut.
Jo vetëm qendërmbrojtsit e Gjermanisë kanë kritikuar hapur trajnerin dhe bashkëlojtarët, ata edhe në diskutimet e brendshme i flasin gjërat hapur, ashtu sikurse lojtarët tjerë që i takojnë ekipit që fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.
Edhe kapiteni Manuel Neuer, Toni Kroos, Sami Khedira dhe Thomas Muller janë disa prej zërave më të rëndësishëm të Joachim Loëit. Ata i thonë bashkëlojtarëve të tyre mendimin direkt, sidomos trajnerit Joachim Low.
Pothuajse në baza ditore ekipi i Gjermanisë po qëndron së bashku për të biseduar rreth gjërave që preokupojnë ekipin kombëtar, si shkon tutje aventura dhe çka duhet të ndryshohet.
Analizë sportive, këshilla ekipore dhe biseda rreth ndeshjeve. Mesut Ozil i takon grupit të lojtarëve më të qetë të ekipit, ashtu sikurse Jonas Hector, edhe pse ata janë prej lojtarëve më me përvojë të kombëtares.
Edhe Joshua Kimmich po merr më shumë përgjegjësi. Titullari i padiskutueshëm te Bayerni dhe kombëtarja gjermane nuk ka arritur të përmbushë mungesën e heronjve të brazilit si Lahm, Mertesacker dhe Klose.
Më të prekur nga kriza janë lojtarët që konsiderohen si liderët e ekpit, e kjo u dallua te Mulleri, Khedira dhe Ozil.
Sipas po këtij raporti të Bild ka kohë që grupi i lojtarëve të rinj të ftuar për Kupën e Konfederatave kanë konflikt me heronjt e Kupës së Botës, bëhet fjalë për talentët Goretzka, Draxler dhe Werner. Të rinjt i kritikoi edhe Kroos në mars.
Pos tjerash, për situatat e vështira sikurse kjo, në kombëtaren gjermane po qëndron psikologu 58 vjeçar, Hans-Dieter Hermann i cili ka udhëtuar në Rusi. Ai është i hapur për lojtarët në çdo kohë për t’i dëgjuar dhe trajtuar.
Shumë prej tyre tashmë kanë biseduar me të. Sidomos në këtë moment të vështirë!
/Telegrafi/