Site icon Telegrafi

Kriza në Gjirin Persik, Erdogan do të vizitojë Katarin dhe Arabinë Saudite

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të bëjë më 23 dhe 24 korrik një tur vizitash në vendet e Gjirit Persik që do të ndërmarrë fillimisht në Katar dhe në Arabinë Saudite, në sfondin e krizës diplomatike në këtë rajon, njoftoi sot presidenca turke.

Erdogan do të vizitojë fillimisht Kuvajtin, ndërmjetësuesi kryesor mes Katarit dhe fqinjëve të tij të Gjirit që i kanë vendosur një seri sanksionesh me akuzën si mbështetës i terrorizmit, sipas një njoftimi të presidencës turke të publikuar nga media zyrtare.

Turqia është një aleat i afërt i Katarit dhe ruan gjithashtu marrëdhënie të mira me Arabinë Saudite, një vend me shumë peshë tek monarkitë e Gjirit.

Erdogan do të vizitojë sipas rendit, Arabinë Saudite më pas Kuvajtin më 23, përpara se të shkojë në Katar më 24, njofton agjencia e lajmeve turke “Dogan”. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version