Telegrafi

Kriza në fushën e lojës, Ferran Torres është vizituar te një psikolog prej javësh

Ferran Torres erdhi nga Manchester City te Barcelona një vit më parë për 55 milionë euro.

Torres ishte një dëshirë e madhe dhe transferimi i parë i Xavit në Barcelonë, por sot ai lojtar është larg nga forma e duhur.

Sulmuesi spanjoll bëri 22 paraqitje për Barcelonën këtë sezon dhe shënoi pesë gola me një asistim, por pritet më shumë nga 22-vjeçari.

Gazetari spanjoll Alfredo Martinez njoftoi se Torres është vizituar me një psikolog prej javësh për shkak të kësaj.

Torres nuk po ndihet mirë pasi në fushë nuk po shkon aq mirë sa pritej dhe nuk po i ndihmojnë as kritikat e forta që merr për këtë.

Lexo po ashtu Arsenali 'përpilon listën e dëshirave me pesë lojtarë' pasi Chelsea rrëmbeu transferimin e Mykhailo Mudryk

Torres ia pranoi problemet e tij trajnerit Xavi dhe se ai po vizitonte një psikolog dhe klubi e mbështeti atë. /Telegrafi/