Site icon Telegrafi

Kriza në FSK – hapet konkurs për kuzhinierë, shpërndarës ushqimi dhe pastrues të enëve

Ministria e Mbrojtjes sot ka publikuar një konkurs për kuzhinierë dhe staf tjetër përkrahës në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku edhe janë dhënë detajet e këtij konkursi.

Sipas dokumenteve të konkursit ministria e FSK-së ka kërkuar 25 kuzhinierë, 23 ndihmës kuzhinierë, 42 shpërndarës ushqimi dhe 16 pastrues të enëve.

“Njoftim për vende të reja pune: Ministria e Mbrojtjes ka hapur 106 vende të reja të punës në kuzhinat e FSK-së, për këto pozita:

Kuzhinier (25), ndihmëskuzhinier (23), shpërndarës ushqimi (42), Pastrues të enëve  (16)”, thuhet në status.

Tutje sipas këtij njoftimi konkursi do të jetë i hapur deri më datën 24.10.2024. /Telegrafi/

Exit mobile version