Site icon Telegrafi

Kriza në drejtësi përkeqëson biznesin

Korrupsioni, mosfunksionimi si duhet i Gjyqësorit, mungesa e profesionalizmit tek gjyqtarët është një nga problemet kryesore, me të cilat po përballen bizneset që veprojnë në Kosovë. Vetëm tre gjyqtarë merren me trajtimin e lëndëve, që kanë të bëjnë me kontestet ekonomike.

Për gjashtë muaj në gjykatat të Kosovës janë deponuar 800 ankesa të kontesteve ekonomike, të cilat procedohen nga 3 gjyqtarë. Po ashtu, Gjyqësori në Kosovë po përballet me numër të madh të rasteve të pazgjidhura të lëndëve, ku vetëm Gjykata e Apelit në 6-mujorin e parë të këtij viti ka pranuar 6272 lëndë, të cilat do të shqyrtohen nga 33 gjyqtarë, e që i bie 190 lëndë për gjyqtar.

Ndikimi në ekonomi i kësaj situate të rëndë të Gjyqësorit ishte temë kryesore gjatë një tryeze të rrumbullakët “Raporti dhe mbështetja për arbitrazhin dhe ambientin e të bërit biznes”, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës.

Arian Zeka, kryetar i OEAK-së, tha se edhe cilësia e vendimeve nga gjykatat është e ulët, pasi që në Gjyqësor prezent është edhe korrupsioni. /Kosova Sot/Telegrafi/

Exit mobile version