Telegrafi

Kriza ndikon keq Rusinë

Gjatë ditëve të fundit, monedha vendase Ruble ka pësuar një rënie të ndjeshme ndaj dollarit me 3 për qind. Sipas kursit të Bankës Qëndrore, një dollar këmbehet për 34.68 Ruble, ndërkohë që Euro ka fitur vlerë me 2.3 përqind duke u këmbyer me 45.66 Ruble.

Pavarësisht masave të mara nga Banka Qëndrore e Moskës, rënia e vlerës së Rubles nuk është parandaluar dot. Ekspertët komentojnë se rënia e vlerës së monedhës vendase është ndikuar edhe nga deklaratat e ditëve të fundit për të mbajtur vlerën e dollarit nën 36 Ruble.nga ana tjetër, vlera e dollarit është rritur edhe si pasojë e rënies së vazhdeshme të çmimit për fuci nafte.