Telegrafi

Kriza, ndërhyrja e shtetit shpëton grupin Fortis

Kërkesa për këtë levizje u bë nga presidenti i Bankës Qendrore Evropiane.

Sipas analistëve, ndërhyrja e tij është shenjë e shqetësimeve serioze për sistemin financiar të eurozones.

Pas këtij veprimi Fortis ka qetësuar menjëherë klientet e tij.

“Kemi arritur një marrëveshje me qeverinë që do të shpëtoje klientët dhe do të na ndihmojë të përballojmë krizën financiare”, ka deklaruar përfaqesuesi i grupit financiar, Filip Dierck.

Ndërsa zëdhënësi i KE ka vlerësuar ndërhyrjen shteterore në zgjidhjen e këtij problemi.

“Nderhyrja shtetërore përbën një zgjidhje për këtë problem pasi ndihmon direkt në sistemin financiar”, ka deklaruar Johnathan Tod.