Telegrafi

Kriza me ndikime të mëdha tek vendet në tranzicion

Këtë hulumtim kah fundi i 2010 e kanë bërë BERZH-i dhe Banka Botërore, kurse janë pyetur gati 39 mijë amvisni në 34 vende, nga Britania e Madhe deri në Ballkan, nga Shqipëria deri në Uzbekistan, nga Franca në perëndim, e deri te Mongolia në lindje.

Te më shumë se gjysma e të anketuarve në vendet në tranzicion kanë thënë se kriza ekonomike te ata ka ndikuar “dukshëm”, apo “deri në një masë”, kurse nga vendet e Evropës Perëndimore përgjigje të ngjashme kanë dhënë vetëm italianët. Në mesin e familjeve të vendeve në tranzicion ku është hetuar kriza, mbi 70 për qind e të anketuarve kanë qenë të detyruar të zvogëlojnë blerjen e ushqimit dhe të shpenzimeve për shëndetësi, apo për gjysmë më shuam se në perëndim ët Evropës.

Përkundër përkeqësimit të dukshëm të statusit material, shkalla e kënaqësisë jetësorë ka rënë nga 44 për qind sa ka qenë në vitit 2006, në 43 për qind në vitin 2010. Me optimizëm ardhmërinë e shohin 49 për qind të të anketuarve në vendet në tranzicion, kurse në vitin 2006 kjo shifër ka qenë 55 për qind. Mirëpo, optimizmi është rritur dukshëm te vendet e Evropës Perëndimore.

Mbështetja e demokracisë është më e madhe se e ekonomisë së tregut, edhe përkundër krizës, pro ka shuam pak kërkesa që të kthehet e kaluara, thuhet në hulumtim. Gati një e pesta janë deklaruar se për ta nuk është me rëndësi sistemi politik, kurse një e katërta përgjigje të njëjtë kanë dhënë edhe për sistemin ekonomik. Te të gjitha vendet anëtare të reja të BE-së, pos në Bullgari ka rënë përkrahja për ekonominë e tregut dhe demokracinë. Me pohimin “demokracia është më e mirë se cili do sistem politik”, prinë Suedia, kurse në vendin e fundit është Serbia, ku përkrahja për demokracinë ka rënë nga 50 në 40 për qind. /Telegrafi/