Telegrafi

Kriza, mbyllën 10.000 ndërmarrje në Serbi

Ulja e fuqisë blerëse të qytetarëve, problemet me likuidiimin, ekonomia e përhimtë dhe konkurrenca e fuqishme e marketeve të mëdha dhe qendrave tregtare janë shkaqet të cilat në Serbi gjithnjë e më shpesh mbyllen dyqanet e vogla.

Të dhënat për numër gjithnjë e më të madh të dyqaneve të mbyllura arrijnë pothuajse nga të gjitha qytetet në vend, që është konfirmuar edhe nga regjistrat ekonomik.

Sipas agjencisë, nga 1 janari deri më 13 prill të këtij viti nga regjistri i subjekteve ekonomike janë fshirë 10.508 ndërmarrje, apo pesë për qind nga numri i përgjithshëm i firmave të regjistruara në Serbi.

Në mesin e ndërmarrjeve të vogla numri më i madh është i punëtorive të zejtarëve, firmave tregtare të pavarura, salloneve të bukurisë, parukerive, ordinancave stomatologjike dhe veterinare, si dhe agjenci për dhënin e shërbimeve të ndryshme. /mia/