Telegrafi

Kriza greke shkaktoi kërcim të çmimit të arit

Për shkak të borxhit të lartë të Greqisë dhe pritjet se shkallat kamatore edhe pak kohë do të mbeten jashtëzakonisht të ulta, vlera e arit në bursën e Londrës sot kërceu në vlerë të re rekorde e shprehur në euro.

E shprehur në dollarë amerikanë ari kushtonte 1156.85 dollarë për një uncë, ndërsa vlera më e lartë e arit sivjet kushtonte 1161.50 dollarë.

„Çmimi i arit rrit lakminë dhe frikën{, vlerësojnë analistët e bankës gjermane Komercbank, të cilët edhe ditët e ardhshme nuk presin stabilizim të çmimit të arit.

Brengosja lidhur me gjendjen financiare në Greqi, së bashku me mundësitë e pakta tërheqëse për investime, për shkak të shkallave të ulta, mund ta mbajë intersimin e madh për arin dhe nxitjen e çmimit të tij, theksojnë nga Komercbank.