Telegrafi

Kriza greke mund të përfshijë dhe vendet fqinje

Por ekonomisti, Peter Sanfey thotë në një intervistë për BBC në shqip se rajoni reagoi me maturi ndaj krizës, "ndoshta më mirë se sa pritej".

Ai thotë se Shqipëria duket se e ka kaluar relativisht e paprekur krizën, duke arritur rritje ekonomike pozitive në vitin 2009, ndryshe nga ekonomi më të fuqishme të rajonit, si p.sh Rumania.

Për të ardhmen zotit Sanfey ofron optimizëm të kujdesshëm, por paralajmëron për mundësinë që vorbulla e krizës ekonomike në Greqi të përfshijë edhe vendet fqinje, veçanërisht Shqipërinë, për shkak se shumë kompani e banka greke janë aktive në vend, dhe sidomos për shkak të numrit të madh të emigrantëve dërgimi i remitancave të të cilëve pritet të bjerë.